Kaon Emërllahu, nxënës i klasës të tretë në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë është vlerësuar me medalje bronzi në garat prestigjioze NEO Science Olympiad.
Ai do ta përfaqësojë Kosovën në garat që do të mbahen në muajin gusht të këtij viti në NEW YORK, SHBA.
Njoftimi i shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë:
Sukses i jashtëzakonshëm në NEO Science Olympiad! 🌟
Nxënësi ynë, Kaon Emërllahu nga klasa e tretë, u vlerësua me medalje bronzi🥉 në garat prestigjioze NEO Science Olympiad, ku morën pjesë nxënës nga mbarë bota.
Kaoni do ta përfaqësoj Kosovën në garat që do të mbahen në muajin gusht të këtij viti në NEW YORK, SHBA.
Ky rezultat dëshmon përkushtimin, dijen dhe pasionin e tij për shkencën. Arritja e Kaonit është një shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe një krenari për prindërit, shkollën dhe komunitetin.
Urime Kaon për këtë sukses të merituar dhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen! 🚀📚
