Mosmarrëveshjet, konfliktet e përleshjet në shkollat e Kosovës nuk janë të rralla, qofshin ato raport nxënës-nxënës, nxënës-mësimdhënës apo mësimdhënë-prindër.
Një rast i kanosjes ka ndodhur në shkollën e fshatit Mohlan në Suharekë, ku një person ka kanosur një mësimdhënëse.
Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se me datë 31 tetor të këtij një mësimdhënëse ka njoftuar se ditë më parë është fyer dhe kanosur nga një person i dyshuar.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës
“Fsh. Muhalan, Suharekë 31.10.2022 – 12:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ditë më parë është fyer dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme SuharekaOnline ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani për të pyetur se a ka marrë ndonjë informacion nga SHMFU “Naum Veqilhaxhi” në Mohlan për rastin në fjalë.
Bajselmani ka thënë se sa i përketë këtij rasti nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Pas kësaj SuharekaOnline ka provuar të kontaktoj edhe me drejtoreshën e kësaj shkolle, Liridona Kabashi, e cila pas disa thirrjeve nga redaksia është përgjigjur, por në momentin që ka kuptuar që po telefonohet nga një gazetare e njejta nuk ka dhënë asnjë përgjigje sa i përketë rastit i cili është raportuar nga mësimdhënësja e kësaj shkolle, duke u arsyetuar se është në një takim me policinë.
“Jam në një takim me palën policore, ndëgjohemi më vonë, qao” tha Kabashi.
Pas disa orëve SuharekaOnline ka provuar përsëri të kontaktoj drejtoreshën e SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan, Liridona Kabashi, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli Kabashi nuk është përgjigjur.