“Kanë mbetur shumë pak studentë, programet po mbyllen!”

- Advertisement -

Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës, vendim ky që sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati.

- paragrafi 1 -

Bello ka bërë me dije se pavarësisht bashkimit me universitetin e Tiranës, logoja e universitetit të Korçës mbetet. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të situatës të rëndë të krijuar në universitetin e juglindjes së vendit, universitet që nga njëri vit në tjetrin kishte një numër më të vogël studentësh.

- Advertisement -

Në vijim, Bello është shprehur se gjatë kësaj periudhe janë bërë të gjitha përpjekjet për marrëveshje dhe ndërkombëtarizim të këtij universiteti, por deri tani nuk është arritur një gjë e tillë. Në këto kushte, e vetmja rrugëzgjidhje sipas senatit ishte bashkimi me universitetin e Tiranës.

I pyetur nëse senati para se të votohej ka pasur dy kërkesa, rruajtjen e programeve ekzistuese dhe mbajtjen në punë të gjithë pedagogëve, rektori është përgjigjur shkurt, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e frikës së pedagogëve për tu përballur tashmë me nivelin e pedagogëve të Tiranës, dhe shumë më tepër me pedagogë ndërkombëtarë në rast ndërkombëtarizimi.

Në universitetin e Korçës ka 4 fakultete dhe studiojnë 3000 studentë. Programet më të kërkuara janë ato të fakultetit ekonomik, infermieri – mami, dhe sportet.