Kanceri e detyroi ta lërë punën, profesoresha e Kimisë ka 4 vjet që lufton me sëmundjen

- Advertisement5 -

Pas 36 vjetëve, kanceri e detyroi të braktisë klasën e ta lërë ditarin. Profesionin që aq shumë e deshi, mësuesja e Kimisë nuk po mund ta ushtrojë. Ka 4 vjet që ajo lufton me kancerin dhe ëndërron të zgjohet një ditë dhe t’i kthehet rutinës së saj, takimit të përditshëm me mësimet, nxënësit e kolegët e saj.

- paragrafi 1 -

Ndonëse deshi aq shumë që intervistën ta realizonte në ambientet e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, profesoresha Gjyzide Ferizi nuk pati forcë që të kthehej aty, raporton Kiks Kosova.

- Advertisement - M1

Kohën sa ishte në shkollë, Ferizi tashmë e kalon në natyrë.

Dy vjet më vonë, në 2022-ën, drejtori i shkollës e kishte pyetur profesoreshën nëse ishte në gjendje të kthehej në punë, mirëpo një gjë e tillë shëndeti nuk ia lejonte.

Nga 2020-a deri më sot, Ferizi kishte punuar vetëm një muaj.

- Advertisement - m2

Atëherë kur gjendja e saj shëndetësore ishte më e qëndrueshme, ajo vendosi të kthehej në punë, por kjo nuk zgjati, meqë shëndeti po i thoshte të kundërtën – të kthehej në shtëpi.

Duke qenë kështu, Ferizi hyn në listën e mësimdhënësve me sëmundje të rënda, duke përfituar kështu 70 për qind të pagës për vitet, me të cilat ajo përballet më sëmundjen.

Drejtuesit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj vazhdojnë të bëjnë zëvendësimin e profesoreshës së Kimisë, Gjyzide Ferizi.

Zëvendësdrejtori i këtij institucioni, në një intervistë për Kiks Kosovën, ka shpjeguar se pushimin mjekësor me pagesë, të cilin po e shfrytëzon profesoresha, është i bazuar në udhëzimin administrativ, të lëshuar nga Ministria e Arsimit, gjatë periudhës së pandemisë.

Në një situatë të njëjtë me profesoreshën ferizajase të lëndës së Kimisë gjenden edhe 400 mësimdhënës të tjerë nga shkollat anembanë Kosovës. / KlanKosova