E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Kanada/ Gjuha shqipe lëndë me zgjedhje në shkollat e mesme në Toronto

- Advertisement1-

Për herë të parë Bordi i Shkollave të Distriktit të Torontos (TDSB) në Kanada përfshin në programin arsimor të shkollave të mesme edhe gjuhën shqipe, si lëndë me kredite akademike.

Gjuha shqipe do të jetë pjesë e Programit të Kreditit Sekondar të Gjuhëve Ndërkombëtare të së Shtunës për vitin e ardhshëm shkollor.

- Advertisement -

Studentët do të kenë një mundësi fantastike për të mësuar/praktikuar gjuhën shqipe duke fituar kredite të shkollës së mesme.

Ka tre nivele të kurrikulës dhe pas përfundimit të nivelit të tretë dhe të fundit, studentët mund të marrin një lendë kredit me zgjedhje që kontribuon në pranimin në një universitet ose kolegj.

Regjistrimi do të hapet më 31 maj 2023 në orën 10:00. Regjistrimi është i hapur si për nxënësit e shkollave të mesme TDSB ashtu edhe për ata që vijnë nga jashtë TDSB.
Për më shumë klikoni:
https://schoolweb.tdsb.on.ca/conedsecondarycreditprogram/Saturday-International-Languages
Ndërsa një sesion informues me prindër do të mbahet më 27 maj 2023 ora 10:00 am. Prindërit e interesuar për të marrë pjesë mund të rregjistrohen në linkun: https://bit.ly/languagesTDSB

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...