E jashtëzakonshme: Shikoni si 10 vjeçari i mund kundërshtarët 5-6 vite më të mëdhenj / VIDEO

- Advertisement -

Kyuta Kumagai, i kurorëzuar vitin e kaluar si kampioni i botës në sumo për fëmijët nën 10 vjeç, është dyfishi i masës trupore krahasuar me fëmijët e tjerë të moshës së tij.


Është aq dominues, saqë nuk e ka problem të ndeshet – dhe të mundë – djemtë e tjerë që janë 5-6 vite më të mëdhenj se ai. Kumagai stërvitet për gjashtë ditë në javë dhe shpreson që një ditë të jetë kampion bote në sumo për të rritur.

- Advertisement -

Përveç stërvitjes intensive, Kyuata ka edhe një dietë të pasur ditore, ku konsumon mesatarisht 2700 deri në 4000 kalori në ditë, duke ngrënë mish e duke pirë më shumë se 1 litër qumësht në ditë.

Përveç mundjes, ai stërvitet rregullisht duke bërë not dhe vrap, ndërsa ndjek rregullisht edhe shkollën, që të mos mbetet mbrapa në mësime.