“Kam një vit pa u takuar me mamin”, historia e vajzës nga Fieri i bën të gjithë të qajnë

- Advertisement -

Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka shkaktuar shumë emocione në ekranin e “ABC”. Ndonëse vetëm puntata e parë, protagonistët kryesorë të spektaklit, fëmijët kanë bërë që të preken jo vetëm mamat e tyre, por edhe të gjithë teleshikuesit.

- paragrafi 1 -

Rejana ishte e vetmja konkurente që nuk e kishte mamin si shoqëruese, pasi ajo jetonte në Itali dhe vogëlushja për të ndjekur ëndrrën e saj ishte e detyruar të jetonte në Tiranë.

- Advertisement -

 

Rejanën në çdo moment e shoqëronte tezja e saj, e cila ishte përkujdesur për të që në momentin që lindi.

“Unë quhem Rejana dhe unë vij nga Fieri. Po unë jetoj në Tiranë dhe vazhdojë shkollën e baletit. Në Fier është familja ime, është babi dhe gjyshja. Në Tiranë kam motrat që kanë familjet e tyre. Ndërsa mami është në Itali prej disa muajsh. Më ka marrë malli shumë për mamin, por nuk duhet të lëviz nga Tiranë sepse duhet të ndjekë ëndrrën time.

- Advertisement -

Kam një vit pa u takuar. Flas vetëm nëpërmjet internetit. Vetëm babi ka shkuar dy herë që e ka takuar. Doja t’i tregoja mamit që unë e dua shumë atë dhe më mungon shumë. Kur të vij do t’i jap një përqafim më të madh”, u shpreh ajo mes lotësh.