E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Kallëzim penal ndaj këshilltarit të Nagavcit dhe një zyrtari tjetër në MAShT

- Advertisement1-

Një padi është ngritur ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MASHT). Zyrtari parë i kallëzuar penalisht është Faton Osmani, i cili bartë funksionin politik të këshilltarit të ministres Arbërie Nagavci.

Së bashku me Osanin, e paditur është edhe Feime Llapashtica, zyrtare në rolin e udhëheqëses së plan-programeve në MASHT.

- Advertisement -

Kërkesa që dy zyrtarët të hetohen, mbështetët në dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Kallëzuesi në rastin në fjalë është Shtëpia Botuese “Luarasi”, e cila nëpërmjet avokatit Driton Meharremi, ka ngritur dyshime se Fatos Osmani në detyrën e kryetarit të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore(KEPTSH) brenda MASHT dhe Feime Llapashtica në funksion të anëtares së këtij komisioni, kanë tejkaluar detyrën zyrtare, me synim të përfitimit pasuror personal.

Në pikëpamje të “Luaras-it”, veprimi i këtyre dy zyrtarëve shtetëror i ka shkaktuar dëm financiar./ Betimi për Drejtësi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....