E martë, 25 Shkurt, 2025

“Kaldaja është prish”, drejtori i Arsimit në Dragash flet për foton ku shihet një nxënës duke shkuar në shkollë me ngrohëse

- Advertisement1-

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë.

Siç shkruajti një faqe lokale e komunës së Dragashit, nxënësi është i shkollës “Fetah Sylejmani” ku pretendon se shkolla ka mungesë të lëndëve djegëse.

- Advertisement -

AlbanianEducation.net ka kontaktuar drejtorin e Arsimit në Dragash, Zeni Krasniqi, tha se kalaja është prishur dhe për momentin janë detyruar të përdorin mundësi alternative për t’u ngrohur nxënësit.

Sipas tij, sigurimi i ngrohjes me nxemje është bërë që të mos mbësin nxënësit pa mësim.

“Në shkollën në qendër është djeg kaldaja dhe ajo siç ka thënë mjeshtri duhet të dal nga përdorimi. Ndërsa kemi përdor metoda alternative për ngrohje”, tha ai.

Kurse, lidhur për fotografinë e publikuar ku një nxënës shihet me ngrohëse elektrike, drejtori Krasniqi tha se nuk ka informacion se ku është nisur personi në foto.

- Advertisement -rrrrrrr

“Është një sallon onulimi aty afër, dhe nuk dihet saktë nëse fëmija e ka dërguar aty apo e ka marrë në shkollë, edhe nëse e ka marrë në shkollë nuk është diçka, pasi derisa të bëhet zgjidhja që të sjellet kaldaja e re, nxënësit në këtë shkollë do të nxehen me nxemje”, tha Krasniqi.

Drejtori ka mohuar që në shkollat tjera ka mungesë të ngrohjes.

“Në të gjitha shkollat mësimi po mbahet, ka ngrohje dru kanë”, ka thënë ai. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...