Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto të fundit po rekomandohen nga profesionistët shëndetësorë që përdorimi i tyre të startojë që nga momenti i planfikimit të një shtatzënie.
Benefitet e përdorimit të vitaminave prenatale janë të shumta, e të cilat ndikojnë në shëndetin tuaj dhe të zhvillimit të fetusit shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas profesionistëve shëndetësorë përdorimi i vitaminave prenatale duhet të filloj para se të ngeleni shtatzënë.
Në rast se, shtatzënia është e paplanifikuar, mjeku juaj do t’ju sugjerojë marrjen e vitaminave sa më parë.
Kjo pasi gjatë shtatzënisë, fetusi juaj kërkon shumë nga ju.
Fetusi merr të gjitha lëndët ushqyese e të nevojshme që i nevojitet për zhvillimin e tij, dhe në këtë formë prezenca e vitaminave dhe mineraleve përgjatë 9-muajve të shtatzënisë është e domosdoshme.
Sipas American College of Obstetricians and Gynecologists (ACOG) këto janë ndër lëndët e rëndësishme që ju nevojiten:
-Acidi folik
Kjo vitaminë është përgjegjëse për krijimin e tubit nervor te fetusit apo strukurën që përfundimisht formon sistemin nervor qendror.Mungesa e tubit nervor mund të rezultojë që fëmija të lind me spina bifida ose anencefali.
-Hekuri
Hekuri furnizon fetusin me gjak dhe oksigjen, ndihmon në ndërtimin e placentës dhe jep vëllimin shtesë të gjakut që i nevojitet gjatë gjithë shtatzënisë.
-Kalcium
Kalciumi i ndihmon fetusit tuaj në ndërtimin e kockave.