Kadri Januzi, arsimtari i TIK-ut kapi ditarin para 30-viteve – jep kontributin edhe sot

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh është ndoshta e vetmja shkollë në Kosovë që ua dedikon nga një shkrim mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Sot ka prezantuar arsimtarin e TIK-ut, Kadri Januzi, i cili ka nisur punën në mësimdhënie në vitin 1995, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtarin e TIK-ut
Kadri Januzi!

- Advertisement - m2

U lind në fshatin Revuç. Shkollën fillore e kreu në Kërpimeh, të mesmen në Podujevë e më pas edhe në Prishtinë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Teknologji-Informatikë.

Punën në arsim për herë të parë e filloi në vitin 1995 në Kërpimeh, Pollatë, Metehi dhe në paralelen e ndarë në Pakashticë, ku edhe punon aktualisht.

Përveçse në Pakashticë, punën tashmë e vazhdon edhe në shkollën e fshatit Dumosh!

Vazhdon të jap kontributin e tij edhe në aktivitete të lira me nxënësit tanë!

Screenshot 20240318 183954 Facebook