Shkolla “Asdreni” në Pejë në shenjë kujtimi për nxënësin Aron Mazrekaj, i cili nuk jeton më pasi humbi jetën në një aksident, kabineti i teknologjisë, vendi ku mësoi dhe u përkushtua maksimalisht, nga sot do të mbajë emrin e tij, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, u shpreh se Aroni do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi dhe krenarie për të gjithë, me vlerat e tij të larta dhe përkushtimin e pashoq.
Në këtë moment të ndjeshëm, nëna e Aronit shprehu falënderimin e saj të thellë ndaj shkollës dhe drejtoreshës për këtë nismë, e cila do ta mbajë gjallë kujtimin e Aronit në vendin ku ai la gjurmë të pashlyeshme me pasionin dhe përkushtimin e tij.
Njoftimi i shkollës:
01.04.2025
Sa dhimbje e krenari sot për ty Aron ,
Në shenjë kujtimi për nxënësin tonë të paharruar, Aron Mazrekaj, i cili nuk është më në mesin tonë fizikisht, por në zemrat dhe mendjet tona përjetësisht, kabineti i teknologjisë, vendi ku mësoi dhe u përkushtua maksimalisht, nga sot do të mbajë emrin e tij.
Me këtë rast, drejtoresha e shkollës, znj. Agime Lajqi, në prani të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, z. Naser Gega, dhe familjarëve, zbuloi pllakën përkujtimore kushtuar Aronit.
Në fjalën e saj, drejtoresha u shpreh se Aroni do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne, me vlerat e tij të larta dhe përkushtimin e pashoq.
Edhe z. Gega iu drejtua familjarëve me fjalë ngushëlluese dhe mirënjohjeje për vlerat që Aroni kishte treguar si nxënës shembullor i shkollës.
Në këtë moment të ndjeshëm, nëna e Aronit shprehu falënderimin e saj të thellë ndaj shkollës dhe drejtoreshës për këtë nismë, e cila do ta mbajë gjallë kujtimin e Aronit në vendin ku ai la gjurmë të pashlyeshme me pasionin dhe përkushtimin e tij.
Aroni do të mbetet gjithmonë pjesë e shkollës sonë, jo vetëm në emër, por në kujtimet dhe zemrat e shokëve, shoqeve, stafit dhe drejtorisë së shkollës.
I paharruar kujtimi për Aronin!