E diel, 24 Nëntor, 2024

“Ka tendencë me iu thënë mësimdhënësve që kemi me iu shkel”

- Advertisement1-

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se veprimi i qeverisë për të iu ndalur pagat mësimdhënësve nuk do të harrohet kurrë.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se një veprim i tillë është i paligjshëm dhe për këtë do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

- Advertisement -

“Ministri dje e ka shkel ligjin me mosekzekutimin e pagave, kallëzimin penal e ka. Për këtë ka me u përgjigje. Pagat kanë me dal, fundi ka me ardh ashtu siç duhet. Por ky presion dhe shantazh që po bëhet ndaj mësimdhënësve nuk besoj se ka me u harru. Nuk e kuptoj se as do me mbetet dikush prej ministrave pa e shkel ligjin”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë Qeveria po mundohet t`i frikësojë mësimdhënësit dhe organizmin e tyre sindikal.

“Pse i keni përjashtuar vetëm mësimdhënësi? Pse nuk i keni përjashtuar edhe shërbyesit civil që kanë qenë në grevë. Pse i keni përjashtuar prej të drejtës për pagë lehonat? Pse edhe atyre që kanë qenë në pushim të ligjshëm. Këtu nuk ka të bëj me ligj dhe ligjshmëri. Këtu ka të bëj me një tendencë me iu thënë mësimdhënësve që kemi me iu shkel, kemi me iu nënshtru, kemi me iu shkatërrua si organizim sindikal”, ka thënë Krasniqi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...