“Ka qenë një gabim teknik dhe pa tendencë”, flet prindi i vajzës me shami në shkollën në Gjakovë

- Advertisement -

Armend Rexha, prindi i një nxënëseje me shami në shkollën “Nexhmedin Nixha” ka thënë se vajza e tij nuk e ka pasur asnjë problem ne këtë shkollë edhe pse mban mbulesë.

- paragrafi 1 -

Ai tha se vajzën e ka regjistruar në shkollë dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë problem.

- Advertisement -

“Unë kam shkuar në mbledhje dhe në ato momente nuk kam parë asgjë. Pasi ka përfunduar mbledhja dhe jam nisur për shtëpi e kam parë ne media atë rast. Sot kam qenë aty, kam folur me ta, dhe me vajzën time s’kam pasur asnjë problem. E kam regjistruar në shkollë dhe nuk ka pasur ndalesa”, tha ai në T7.

Më tutje, ai deklaroi se vajza e tij e vijon shkollimin në klasën e dhjetë.

“Aty ka qenë një gabim teknik dhe diçka pa dashje dhe pa tendencë. Si prind nuk e kam pasur asnjë problem dhe ka qenë çdo gjë në rregull deri në këto momente. Vajza është tash në klasën e 10. Prej kur u regjistrua e deri më tani nuk e ka pasur asnjë problem”, tha më tutje ai.