Çifti Kullafi ndajnë prej 40 vjetësh profesionin e tyre simësues dhe prej 35 vjetësh, martesën.
Zylfija dhe Caushi kanë shkolluar breza të tërë sa sot nxënësit e tyre janë bërë edhe gjyshër, por as ata vetë nuk i kanë ‘shpëtuar’ traditës.
Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, teksa diskutohet e ardhmja e edukimit të mbesës së tyre të vogël, Zylfija tregon se ajo ka mësuar djalin e saj. Mësuesja shprehet se me të ishte më e rreptë për shkak se jo gjithnjë meritonte notën maksimale dhe shpesh i biri i ankohej për këtë.
Katerina Trungu: Ju keni edukuar shumë fëmijë, po në rast se do t’ju bjerë, nuk e di, ndoshta e keni moshën, nxënëse mbesa juaj, atë çfarë profesori thotë është oksigjeni im. Tani në qoftë se e ke Siborën nxënëse, si do ia bësh?
Caush: Jo, nuk e kemi, ajo është te shkolla “Misto Mame” në parashkollor. Unë nuk e marr përsipër. Zysh Zylfija po.
Zylfije: Unë kam mësuar djalin tim.
Katerina Trungu: Djalin tënd e ke pasur nxënës?
Zylfije: Djalin tim e kam marrë në klasë të parë. Po shumë këmëbëngulës dhe arrinte që unë nuk ia jepja notën 10.
Katerina Trungu: Pse bëheni më të rreptë? Të gjitha mësueset e kanë pasur këtë, fëmijën e vet e vënë më në vështirësi se të tjerët.
Caush: Sa i dilnin dhe lot.
Zylfije: Unë kur isha nxënëse vetë dhe kur nuk e meritoja notën 10, thosha edhe ky mësuesi, pse s’ma jep notën 10, nuk është problem i madh. Ama e provova te djali im. Ai qante “pse ti mami nuk ma jep notën 10?” Por nuk kishte më keq të vlerësoje një fëmijë kur nuk e meritonte, më dukej sikur po e gënjeja.
Ermelinda Ndoja: Nuk e meritonte djali?
Zylfije: Nuk ishte për 10, jo çdo herë ishte për 10. Unë i thosha mos u mërzit se nuk je për notën 10, unë do e arrij patjetër që ta arrish notën 10. “Po ti pse ia dhe”, thoshte për një vajzë, po ishte më mirë se ti. Nota nuk jepet në qoftë se një fëmijë nuk e meriton./tvklan.al