E premte, 26 Korrik, 2024

Ka një zgjidhje ideale për të ‘shpëtuar’ nga rrëmuja e fëmijëve në shtëpi

- Advertisement1-

Nuk është detyrë e lehtë të disiplinoni fëmijët. Asnjë prind nuk mund të na japë një recetë ideale discipline, sepse kjo varet shumë edhe nga natyra e fëmijës.

Sidoqoftë, një gjë që të gjithë prindërit duan ta bëjnë që në moshë të hershme për fëmijët e tyre është të zbulojnë ‘talentin’ – X-in që fle te çdo fëmijë. Mos t’ju duket aspak çudi. Ajo që fëmijët do të bëhen në të ardhmen ose (edhe nëse nuk e zgjedhin profesion) pasioni që do t’i shoqërojë ata gjithmonë shfaqet në moshë shumë të hershme.

- Advertisement -

Nëse jeni edhe ju në grupin e prindërve të rinj, me siguri shtëpinë e keni rrëmujë nga lodrat dhe sendet e fëmijëve të lëna vend e pa vend – natyrisht ata nuk e njohin sistemin – por edhe nga vizatimet (me fjalë të moderuar, se më shumë janë shkarravina) nëpër copa letrash, në divane, objekte apo edhe në mure. Me shumë entuziazëm, nënat vrapojnë t’u tregojnë shoqeve të tyre se vajza apo djali ka filluar të tregojë prirjet që do ta shoqërojnë në jetë … Kështu duket bukur apo jo?

Në fakt, nuk është edhe aq. Sepse në këto kohë pandemie, kur prindërit punojnë herë nga puna e jo rrallëherë edhe nga shtëpia, në një kohë kur shkolla vazhdon të ndjekë skenaret e saj me kohë në shkollë dhe kohë online, çfarë mund të ishte një zgjidhje ideale për fëmijët tuaj?

Ndjekja e një programi jashtëshkollor, një aktiviteti, një kursi profesional që të zbulojë para kohe se çfarë do të bëjë nesër fëmija juaj.

Sigurisht, mes një morie qendrash që ekzistojnë në kryeqytet, cila mund të jetë e duhura për fëmijët dhe pse?

Edu Kids është një prej strehave më të preferuara për fëmijët në Tiranë, e cila u mundëson atyre të gjejnë veten në këtë vend edhe pas programit arsimor.

Edu Kids është një familje tjetër për fëmijët tuaj që ofron me dhjetëra ambiente argëtimi, sepse këtu gjithçka kuptohet përmes lojës dhe përmes lojës, fëmijët zbulojnë çfarë u pëlqen më shumë të ndjekin në rrugën e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Edu Kids ofron standarde bashkëkohore në ndërtim dhe pajisje. Çdo zonë në këtë tempull të fëmijëve flet me gjuhën e tyre. Dëshirat e fëmijëve janë detyrim për t’u plotësuar, por edhe një dritare që i bën prindërit të fokusohen tek e ardhmja dhe të nisin investimin në moshë të hershme.

Në qëndrën Edu Kids, ka kushte ideale për edukim, mësim dhe argëtim për fëmijët edhe pas orarit të programit mësimor.

Stafi që u qëndron pranë fëmijëve është profesional, i kualikuar, duke i shtuar në këtë mënyrë më shumë vlerat këtij institucioni. Kështu, kurset e artit, si piano, pikturë, balet etj. mund të vijnë si një paketë me oferta për fëmijët tuaj.

Investimi në fëmijërinë e hershme (mosha 3-6 vjeç) është investimi më i mirë i edukimit me benefite të mëvonshme.

Lista e shërbimeve:

Çerdhe

Kopsht

Parashkollor

Asistencë mjeku pediatër

Mësim i gjuhës angleze me video-projektor

Kurse pikture dhe baleti

Shërbim transporti

BONUS: 10 regjistrimet e para në Edu Kids përfitojnë 20 për qind skonto.

Ndoshta tani e kuptuat pse fëmijët nuk duhet t’ju lodhin më nëpër shtëpi, aq më tepër tani që mund të ndjekin në çdo kohë pasionet e tyre në Edu Kids.

Nëse fëmija e ka të vështirë t’i ndjekë rregullat që i keni vendosur në shtëpi, mos i penalizoni. Kjo kohë e vështirë për të gjithë, nuk është më pak e tillë edhe për ta. Por i gjithë ky proces edukimi në Edu Kids i jep frytet në një kohë shumë të shkurtër, aq sa ju nisni të kristalizoni në mendje të ardhmen e fëmijëve tuaj. Atë çfarë jep, do të marrësh në fund.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...