E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Ka mbajtur shënim çdo veprim për 10 vite, shkencëtari spanjoll tregon si i ka ndryshuar jeta

- Advertisement1-


Shkencëtari, në Universitetin Politeknik të Madridit, Morris Villarroel, sapo kishte mbushur 40 vjeç dhe si shumë njerëz pas një përvjetori, filloi të bënte një vlerësim të jetës së tij. Por për ta bërë këtë, sipas tij, duhet të kesh shënime nga momente të ndryshme të jetës. Kjo jo vetëm e ndihmon të kujtojë më shumë nga e kaluara, por edhe për të kuptuar se si duhet ta jetojë pjesën tjetër të jetës, në mënyrë më efektive dhe ta shfrytëzojë në maksimum kohën e tij. Dhe kështu ai filloi të printonte libra të hollë, ku regjistronte me shkrim çdo veprim të tij.

Hyrja e çdo dite fillon një natë më parë, kur ai bën një plan për ditën në vazhdim. Gjatë ditës, ai mban shënime për 15 minuta deri në gjysmë ore duke treguar me detaje se ku është dhe çfarë po bën.

- Advertisement -

Sokrati ka argumentuar se “jeta e pashqyrtuar nuk ia vlen të jetohet” – dhe pak janë ata që e kanë shqyrtuar jetën e tyre po aq sa Villarroel. Ai tani ka nëntë vjet e nëntë muaj – dhe 307 libra ‘vet-gjurmues’.

Çfarë ka mësuar ai? Dhe a do të ishte mirë që ta ndiqnim dhe ne sadopak shembullin e tij?

Kur ai nisi për herë të parë këtë projekt, një nga qëllimet kryesore ishte menaxhimi i kohës: të kuptonte më mirë se si po kalonte kohën dhe efektet e këtyre aktiviteteve në shëndetin dhe lumturinë e tij. Ai shkonte me makinë për në punë, për shembull, por sapo filloi të shënonte momentet e tij, vuri re se mërzitej nga incidente të vogla, si trafiku, që i shkaktonin stres për gjatë gjithë ditës. “Tani marr metro dhe eci për në punë – dhe kjo është më e mirë edhe për fizikun tim”– thotë ai. Përmirësime të tilla të vogla mund të mos duken revolucionare, por së bashku ato kanë përmirësuar kënaqësinë e tij të përgjithshme.

Shënimet e kanë ndihmuar atë për të mësuar më mirë nga përvojat në punë, të tilla si shënimet ne koneferenca ose fjalime.

“Ju mund të shihni të gjitha detajet e vogla dhe si t’i përmirësoni ato”, thotë ai. Pa shënimet e tij, ato ide do të ishin harruar.

Kalimi i vetëm 10 minutave në ditë duke shkruar në fletë aktivitetet e ditës rriti performancën me më shumë se 20%.
Megjithëse pak shkencëtarë kanë studiuar këtë lloj vetë-gjurmimi të përkushtuar, ka prova të mira se ditari i përditshëm mund të sjellë përfitime.
 
“Kam zbuluar se nëse ka ndodhur diçka e keqe për të cilën fajësoni veten, reflektimi në shënime ju ndihmon ta vendosni atë në kontekst” – Morris Villarroel
Autorja Zadie Smith më parë ka thënë se ajo shkruan për të shmangur “ecjen në gjumë nëpër jetë”.

- Advertisement -rrrrrrr

Eksperimenti i tij 10-vjeçar pritej të mbaronte këtë shkurt, por ai ka vendosur të vazhdojë pas kësaj pike. “Është një zakon që unë e kam adoptuar në të gjithë jetën time,”- thotë ai.”Është një mënyrë për ta jetuar jetën pak më intensivisht.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop

S’ka lidhje sa të dobët jeni në matematikë, këto truqe do t’ju bëjnë më të mirin në këtë lëndë

Shumëzimi me 11 Pavarësisht se sa i gjatë është numri, atë shumë lehtë mund ta...

Fjala me tre shkronja që ka 645 kuptime

Ka fjalë komplekse, fjalë me kuptim të ndërlikuar dhe fjalë që thjesht tregojnë qartë...

Detyrë logjike: Këtu nuk mungon numri 6, gjejeni se çfarë

Për të zgjidhur këtë detyrë logjike nuk janë të nevojshme njohuritë në matematikë. Gjithsesi, është...