Ka kampusin më modern, por studentët e Universitetit të Mitrovicës po mërdhijnë nga të ftohtit

- Advertisement -

Kampusi universitar i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është më moderni në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Për nga pamja është i krahasueshëm edhe me Universitetet më të njohura botërore, ndërsa për nga kualiteti dhe cilësia e mësimit, lë shumë për të dëshiruar.

- Advertisement -

Anipse në pamje duket modern, studentët po ankohen se brenda hapësirave po mungon ngrohja.

Ky problem është që një kohë të gjatë, pasi nxemjet ndalen para orës 16:00, ndërsa studentët që vazhdojnë ligjeratat pas kësaj ore dhe në vikend po mërdhijnë nga të ftohtit.

Mungesa e ngrohjes, po shkakton edhe mungesa të studentëve nëpër ligjerata, poashtu edhe kualiteti i ligjërimit dhe mësimnxënies është më i dobët. Shumëherë ndodh që profesorët t’i shkurtojnë orët për shkak të ftohtit në këto temperatura të ulëta.

- Advertisement -

Ndryshe ky Universitet dje ka festuar 9 vjetorin e themelimit, ndërsa gjatë kësaj periudhe u karakterizua me shumë skandale, nga punësimet nepotiste, mosakreditime të programeve e deri tek rrahja e stafit.