E diel, 19 Janar, 2025

“Ka gra”, poezia e Alda Merinit që çdo femër duhet ta lexojë

- Advertisement1-

Ka gra,

por ka gra e gra…

- Advertisement -

E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje.

Duhet t’i marrësh dhe kaq.

Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen.

Duhet t’ua heqësh, me një përqafim që të lë pa frymë,

ato frikërat për të cilat dinë të flasin vetëm një herë,

me zë shumë, shumë të ulët

- Advertisement -rrrrrrr

Sepse kanë turp nga dobësitë e tyre dhe se, pasi t’i kenë treguar, tronditen

– në një agoni të lehtë e të heshtur

– nga mendimi se, duke zbuluar e rrëfyer anën e tyre të lehtë e njerëzore,

në nevojë për atë të dreqosurin çast,

do të shohin sesi do t’u kthesh kurrizin dhe [do të dëgjojnë] hapat e tu tek largohesh.

Prandaj merre dhe duaje.

Duaje të veshur dhe pa truk, se të zhveshura janë të mira të gjitha.

Duaje të pambrojtur dhe pa shtirje, se ti nuk e di sa shumë gjëra sytë

e një gruaje mund të fshehin pas hijes së lapsit.

Duaje të përgjumur, paksa të zhubrosur kur e ka këputur gjumi.

Duaje duke e ditur që nuk ka nevojë, di t’i mjaftojë vetvetes.

Por pikërisht për këtë, di të dojë si askush tjetër.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....