E diel, 8 Shtator, 2024

“Ka favorizuar familjarët e bashkëpartiakëve në konkurse për arsimtarë e profesorë” – akuza në drejtim të kryetarit të Gjilanit

- Advertisement1-

Arbresh Salihu, pronar i Radio Star, i është drejtuar kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni me një letër publike.

Ai tha se kryetari ka thënë të pavërteta se Radio Star ka fituar “mija” euro nga komuna për transmetimin e seancave.

- Advertisement -

Salihu ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Gjialnit se ka favorizuar familjarët e bashkëpartiakëve në konkurse për arsimtarë e profesorë.

“Për shkak të dështimeve të mëdha në qeverisjen komunale, kryetar keni folur shumë të pavërteta para opinionit, kinse Radio Star ka fituar “mija” euro nga komuna për transmetimin e seancave dhe eshte paguar shuma te cilat ju duken te medha por kontrata eshte publike dhe ligjore asgjë nuk ka antiligjore. Por, kryetar, e vërteta është ndryshe.

Çmimi për kontratë caktohet nga Autoriteti i Konkurrencës, une nuk i caktoj kontratat komunës, edhe ketu keni munges te informacionit, të gjitha pagesat i kam të faktuara të ruajtura. Po ua rikujtoj, kryetar, Radio Star ka transmetuar nëntë muaj seanca të Kuvendit Komunal dhe nuk e ka marrë asnjë cent nga buxheti i Komunës së Gjilanit. Madje në periudhën sa Radio Star ka transmetuar seancat e Kuvendit Komunal, komuna që ju e drejtoni ka dalë më transparentja“, shkroi ai.

Ai gjithë këtë e quajti linçim ndaj medias dhe si tentim për të mbuluar dështimet.

“Nëse po tentoni që përshkak të dështimeve të mëdha, t’ua leni fajin mediave e keni gabim. Pas tre vitesh mund të them përfundimisht se vendimi për t’iu legjitimuar kryetar paska qenë gabim, meqë nuk keni arritur ta finalizoni asnjë projekt të madh për qytetin, ishte gabim trashanik që nuk duhet përsëritur.

Njëjtë si kryetarët e tjerë, edhe ju i keni favorizuar familjarët e bashkëpartiakëve në konkurse për arsimtarë e profesorë, por edhe ua keni ndarë subvencionet për “start up” pa kritere eksponentëve të partisë në pushtet pa u turpëruar fare“, tha ai.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas tij kryetari është duke qeverisur me shokët e klasës

“Kryetar, askush sju ka faj qe ne kabinetin tuaj qeverisese keni emruar njerz te cilet nuk kanë iden e udheheqjes se Komunes dhe iden e menagjimit, nuk behet qeverisja me shoket e klasës, pasi posti i kryetarit eshte pergjegjesi dhe jo privilegj, po duket disi sikur keni shkelur ne djersën e aktivisteve te Levizjes Vetevendosje të cilet ju kanë bërë kryetar dhe keni gabuar rende ne emerime qe tashme e keni kuptuar ne fund qe keni gabuar dhe ne ato qe jeni thirrurr gjithmonë“, tha ai. /Insajderi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...