E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ka diçka që ka më shumë rëndësi se sa numri i faktorit mbrojtës në kremin kundër diellit!

- Advertisement1-

Në përpjekje për t’u mbrojtur sa më shumë nga djegiet e diellit, nga plakja e deri te kanceri i lëkurës, kremi SPF është i domosdoshëm.


Me mendimin se “do mbrohen më mirë”, jo pak njerëz përdorin krem mbrojtës edhe me faktor si 100. Por, a bën vërtet një “mbrojtje” më të lartë një SPF 100?

- Advertisement -

Disa nga mënyrat për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit përfshijnë qëndrimin larg tij nga ora 10:00 deri në orën 16:00, të mos bërit aktivitete në diell për një kohë të gjatë etj – Megjithatë, nuk do ta kalojmë gjithë verën në hije apo jo? Këtu hyn, edhe kremi mbrojtës. Sidoqoftë, kujdes! – shkruan Pop Sugar.

Sipas dermatologëve, arritja e mbrojtjes së fortë nga dielli nuk ka të bëjë gjithnjë me një SPF-në më të lartë, aq sa ka të bëjë me mënyrën e vendosjes së kremit.

“SPF-ja me faktor 30 mbron lëkurën tuaj nga 97% të rrezeve UVB, SPF 50 mbron nga 98% dhe SPF 100 mbron nga 99% e rrezeve. Pra, nëse kaloni nga SPF 50 në SPF 100, ju shtoni mbrojtjen vetëm me 1%, diferencë që sipas dermatologëve, nuk ia vlen dhe aq shumë.

Më e rëndësishmja, mbetet që ju ta riaplikoni çdo 3-4 orë gjatë ditëve normale dhe të paktën çdo dy orë kur jeni në plazh ose shumë të ekspozuar nga dielli. Pra, kremi me faktorin mbrojtës më të lartë që ekziston nuk është gjithmonë gjithçka që ju nevojitet!

“Shumica e SPF-ve 100 janë kremra kimikë dhe në mënyrë që një markë të marrë etiketën “SPF 100″, ajo përdor më shumë kimikate që në të vërtetë zvogëlojnë efektin në SPF”, shprehet dr. Markowitz, dermatolog, citon Anabel.

Thënë shkurt, sado të jetë faktori mbrojtës i kremit tuaj, veçanërisht në plazh, sigurohuni ta riaplikoni vazhdimisht!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...