E premte, 20 Shtator, 2024

Jusuf Buxovi bëhet anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë

- Advertisement1-

Historiani Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në DC. Sot u bë konfirmimi zyrtar nga American Historical Association.

AHA promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike.

- Advertisement -

Themeluar me akt (vendim) të Kongresit të SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardëve profesionale e etike, dhe përkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Si organizata më e madhe e historianëve (me mbi 11,000 anëtarë), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.

Pranimi i historianit Buxhovi në AHA paraqet një mirënjohje ndërkombëtare për punën e tij hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprën “Kosova” në tetë vëllime e përkthyer në anglisht nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing” e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...