Julia Karabolli, studente e Departamentit të Qeverisjes në Universitetin e Harvardit

- Advertisement5 -

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka pritur Julia Karabolli e cila është studente e Departamentit të Qeverisjes në Universitetin e Harvardit.

- paragrafi 1 -

Peleshi në postimin e tij ka thënë se Julia i përket një brezi të ri shqiptarësh që janë rritur larg atdheut, por me dashuri të vazhdueshme për origjinën dhe ndjenjën e përkatësisë.

- Advertisement -

Postimi i tij: 

Julia Karabolli është studente e Departamentit të Qeverisjes në Universitetin e Harvardit. Ajo i përket një brezi të ri shqiptarësh që janë rritur larg atdheut, por me dashuri të vazhdueshme për origjinën dhe ndjenjën e përkatësisë.

E ushqyer me këtë lidhje të natyrshme me Shqipërinë dhe kureshtare për jetën publike dhe institucionale, Julia vendosi që praktikën e saj universitare ta zhvillonte pranë Kuvendit të Shqipërisë. Një zgjedhje që shkon përtej aspektit akademik dhe merr kuptim simbolik, dëshirën për të njohur nga afër funksionimin e institucioneve dhe për të kuptuar realitetin shqiptar në zemrën e sistemit demokratik, në Parlament, ku merren vendimet me të rëndësishme.

- Advertisement -

Përmes kësaj eksperience, Julia, jo vetëm përfitoi, por edhe solli perspektivën e një brezi të formuar në botë, që nuk e sheh Shqipërinë vetëm si kujtim apo trashëgimi, por si përgjegjësi dhe mundësi për të kontribuar me dije, ide dhe përvojë.

Shembuj të tillë janë dëshmi se rrënjët, kur ruhen me dashuri, kthehen në ura që mbrujnë identitetin dhe lidhin Diasporën me Shqipërinë dhe të ardhmen.