Judita Dedi: Nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Kosova” – kur dëshira për të kënduar i bën të rriten më shpejt

- Advertisement5 -

Si mësuese muzike, dhe drejtuese kori, një nga kënaqësitë më të mëdha është të zbuloj talentet e fshehura të fëmijëve tanë.

- paragrafi 1 -

Muzika, veçanërisht kënga në kor, nuk është vetëm art, por edhe edukim shpirtëror, bashkëpunim dhe rritje. Organizimi i një kori fëmijësh kërkon durim, zemër dhe planifikim të mirë.

- Advertisement - M1

Në këtë rrugëtim, nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Kosova” janë bërë një shembull i bukur përkushtimi. Që në fillim, ata kanë treguar dëshirë të madhe për të qenë pjesë e korit dhe për të kënduar krah nxënësve më të rritur.

Pjesëmarrja e tyre në koncertin e festave të Nëntorit ishte një përvojë e veçantë, që i motivoi edhe më shumë. Sot, ata po përgatiten me seriozitet për performancën e 17 Shkurtit. Në këtë koncert, ky grup fëmijësh do të performojë gjatë gjithë programit bashkë me korin e zërave më të rritur.

Edhe pse angazhimi është i madh dhe provat janë të shpeshta, ata nuk ankohen. Shpesh, kur i pyes nëse janë lodhur, më përgjigjen me krenari: “Jo”.

- Advertisement - m2

Edhe pse të vegjël, shpesh qëndrojnë pas mësimit për prova, duke sakrifikuar lojën dhe pushimin. Ata vijnë me dëshirë, sepse e ndiejnë korin si pjesë të vetes.

Një falënderim i veçantë u shkon prindërve, të cilët me besim dhe mirëkuptim mbështesin këtë angazhim të fëmijëve të tyre edhe pas orarit mësimor si edhe mesueses se tyre qe u rri prane.

Këta nxënës po mësojnë çdo ditë se talenti nuk është vetëm zë i bukur, por edhe punë, disiplinë dhe zemër. Për mua, kjo është krenaria më e madhe profesionale.

Ky rrugëtim vazhdon me dashuri, durim dhe besim te çdo fëmijë.