Ju merrte nga 150 euro studentëve, pezullohet nga detyra rektorja Suzana Golemi

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të pezullojë nga detyra rektoren e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi.

- paragrafi 1 -

Ajo dyshohet se u merrte studentëve para kundrejt notës. Me këtë detyrë do të ngarkohet zv.rektorja, Rajmonda Kërçira.

- Advertisement -

Emisioni investigativ denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi, marrin para nga studentët për të kaluar në provimet e ngelura.

Nga 120 studentë, 110 prej tyre janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 euro për të marrë provimin.

Pas pezullimit nga detyra, postin e rektorit e ka marrë zv rektorja, Rajmonda Kërçira.

- Advertisement -

Suzana Golemi është zgjedhur si rektore në universitetin Luigj Gurakuqi përpara një viti.

Ende nuk ka një reagim nga Universiteti i Shkodrës ndërsa mësohet se rektorja nuk ka qenë sot e pranishme në Universitet.