E diel, 24 Nëntor, 2024

“Ju lutem kujdesuni të lani duart tuaja dhe të fëmijëve”, apeli i babait i vogëlushes së vdekur nga herpesi

- Advertisement1-

Një foshnjë ka ndërruar jetë rreth një muaj më parë si pasojë e një virusi shumë të zakonshëm, herpesit.


Pas qëndrimit për 3 javë në spital, fëmija nuk mundi të mbijetonte. Me gjithë dhimbjen që ka shkaktuar kjo tragjedi, babai i fëmijës nuk ka pritur më gjatë për të bërë një apel për gjithë prindërit.

- Advertisement -

Jeff Gober, ka postuar një mesazh të gjatë në facebook, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin në mesin e prindërve dhe për të shpjeguar se sa e rrezikshme mund të jetë një puthje miqësore, si në duart dhe në fytyrën e fëmijës.

Sipas OBSH-së, 67% e njerëzve vuajnë nga herpesi, por shumë pak prej tyre e dinë sepse jo gjithmonë virusi shfaqet përmes një plage.

Kjo është arsyeja pse ju mund të jeni duke vuajtur nga herpesi dhe pa e ditur ju puthni një fëmijë, duke ia transmetuar rrezikun.

Babai i vogëlushes tregon se ajo kurrë nuk ka qenë në kontakt me një person që ka pasur herpes të dukshëm. Javën e parë vogëlushja nuk ka shfaqur shenja si tempertuarë dhe kur ata e kuptuan se ishte infektuar, ishte shumë vonë që antiviralet të funskiononin.

“Më shumë se gjysma e botës ka herpes, por ndodhi që vajza ime të vdiste nga një i tillë. Kështu është bota”, – ka shkruar ai.

Ai përfundoi mesazhin e tij me këshillë për të gjithë prindërit, për të siguruar që gjëra të tilla të mos ndodhin përsëri: “Ju lutem kujdesuni të lani duart tuaja dhe të fëmijëve. Mund të keni herpes pa e ditur”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...