E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ju kujtohet Ana e “The Voice Kids”? Artistja kontratë me menaxherin e divës botërore

- Advertisement1-

Sot, e ftuara në emisionin “Live From Tirana”, për të folur në lidhje me temën e ditës “Përse të studiosh muzikë që fëmijë të bën një të rritur më të mirë” ishte këngëtarja Ana Kodra e cila ka qenë pjesë e “The Voice Kids”, dhe Anda Mira Kaponja, mësuese në Liceun Artistik të Tiranës dhe Ana Mene, studente e pianos klasike.

Ana Kodra flet 4 vite pas The Voice për ecurinë e saj:

- Advertisement -

Janë bërë 4 vite që nga “The Voice Kids” dhe kur e dëgjoj më jep emocion. Nuk është se e shoh veten vetëm si pianiste por dua të jem edhe si kantautore. Unë shkruaj këngë, nëse më pëlqejnë i hedh. Tani kam shkruar një album dhe po presim që ta hedhim për në Amerikë. Para 2 vitesh shkova në Amerikë për “America’s Got Talent” dhe nuk kisha vizën e caktuar. Më pas fatmirësisht takova një agjente dhe kam folur me atë gjatë karantinës. Më pas u lidhëm dhe bëmë kontratën. Para nja dy javësh isha në Amerikë, shkova tek “Loft Studio” dhe isha shumë e nderuar të bashkëpunoja me ata. Takova dhe menaxherin që ka nxjerrë albumin e parë të këngëtares Lady Gaga dhe ma vlerësoi shumë talentin. Shpresoj që të nxjerrim ndonjë gjë të bukur.

Lidhur me eksperiencën e saj në “The Voice Kids”, Ana tregon se:

Isha 10-vjeçe në atë kohë, kur kujtoj sa presion kisha për të mësuar këngët, por ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe një nga të vështirat gjithashtu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...