E premte, 13 Dhjetor, 2024

Ju bën keq kafeja, kështu mund ta largoni varësinë ndaj saj

- Advertisement1-

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë.


Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pinë mbi 4 filxhanë në ditë.

- Advertisement -

Në ditë e sotme kemi vënë re të gjithë sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë, sa i shtyn njerëzit të dalin nga karantina për të marrë një kafe por edhe për t’u ekspozuar ndaj infeksionit.

Kafeja ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, që në këtë situatë pandemie janë një fenomen, atëherë përpiquni të shmangni ose ta pini kafenë sa më pak.

Kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit

Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq.

Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

- Advertisement -rrrrrrr

Kafeina dhe kolesterina

Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterinës së keqe.

Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Si ta përballoni varësinë dhe heqjen dorë nga kafeina

Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë kujdes dhe nuk e kemi luksin që të rrezikojmë shëndetin për një filxhan kafeje.

Si fillim, duhet të përpiqemi që të ulim sasinë e kafeinës por jo më shumë se 20 për qind çdo javë.

Nëse deri më tani kemi pirë kafe edhe pasditeve, është koha që të reshtim pas orës 14:00.

Mund të përballemi me dhimbje koke, por nëse i trajtojmë si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kalojmë shpejt.

Nëse heqim dorë nga kafeja menjëherë, gjërat do të përkeqësohen dhe tani në kohë pandemie nuk mund të kemi probleme të tjera me shëndetin, fizik apo mendor.

Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm.

Në vend të kafesë mund të pini çaja të ndryshëm si ai i ziu.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, sigurohuni dhe investoni tek përmirësimi i regjimin tuaj ushqimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...