Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka uruar maturantët të cilët sot, iu nënshtruan testit të arritshmërisë.
AAK përmes një video mesazhi i kërkoi që dijet e fatura t’i praktikojnë në Kosovë dhe që të mos i synojnë vendet e Evropës si punëtorë krahu, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
“Sot maturantët në nivel të Republikës iu nënshtruan testit të arritshmërisë, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e urojmë secilin maturantë që të ketë suksese në arritjen e objektivave të tyre profesionale dhe që këto dije t’i praktikojnë në vendin tonë dhe assesi të mos i synojnë shtetet e Evropës si punëtorë krahu por të formojnë intelektin e tyre pastaj si profesionistë të tregojnë rezultate kudo që janë”.
Sot, maturantët e Republikës së Kosovës i nënshtrohen provimit të arritshmërisë.