E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Jorgaq Angjeliu: Çfarë duhet të dëgjojnë mësuesit nga drejtuesi i shkollës në fillim të vitit shkollor?

- Advertisement1-

Jorgaq Angjeliu – drejtor i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, Berat.

Edhe pak ditë pushimi kanë mbetur dhe mësuesit do të frekuentojnë shumë shpejt mjediset shkollore ku mirëseardhjen e parë do ta marrin nga drejtuesi i shkollës.

- Advertisement -

Nuk do të mungojnë qysh në ditët e para edhe takimet e punës: drejtues – staf pedagogjik. Personalisht më pëlqen t’i quaj grupe pune; ekip; skuadër dhe tjera emërtime të tilla më të kohës.

Para se të jemi drejtues kemi qenë mësues. Çfarë pritshmërie kanë mësuesit nga drejtuesit në fillim të vitit shkollor?

VLERESIM; INKURAJIM; MBESHTETJE; BESIM etj

Mësuesi do të ndihet shumë mire nëse do të dëgjojë nga drejtuesi, falënderime për punën e bërë në vitin shkollor paraardhës. Drejtuesi i mire, di të vlerësojë edhe aty ku ka pak apo aspak për të vlerësuar. Ideale do të ishte nëse secili mësues do të merrte vlerësim të personalizuar. Do të mendoni se ku do të gjenden këto vlerësime, aq më tepër në rastet e shkollave me numër të madh mësuesish. Nuk është e thënë që të gjithë duhen vlerësuar për arritje cilësore të nxënësve të tyre. Stimujt e vlerësimit janë pafund, mjafton vetëm dëshira e mire për të përzgjedhur dhe komunikuar.

Fjalë inkurajuese kanë peshën e vet, aq më tepër kur dëgjohen nga drejtuesi në vendin dhe kohën e duhur.

“Ju keni përvojë të gjatë në arsim…”, “Ju keni arritur…”, “Ju keni dëshmuar…”, “Keni realizuar…”, “Jeni trajnuar…”, “Ju karakterizon dëshira, kreativiteti, inovacioni…”, “Ju guxoni…”, “Ju keni vlerësimin e komunitetit etj, etj”.

- Advertisement -rrrrrrr

Besoj se jo vetëm të krijojnë emocione pozitive, por këto shprehje dhe shumë të tjera të zgjedhura me kujdes nga drejtuesi, inkurajojnë për të vazhduar për të punuar shumë e shumë më mire, për të menduar se si mund të përmirësuar punën e deritanishme dhe për të planifikuar gjëra të reja për t’u realizuar gjatë vitit të ri shkollor.

Kemi qenë mësues dhe tani jemi drejtues. As mësuesi dhe as drejtuesi, sado të arrirë që të jenë, nuk mund t’ia dalin dot vetëm përballë sfidave të arsimit sot.

Mbështetja – “gjithçka e kemi arritur së bashku…”, “jemi bashkë për gjithçka…”, “Do ja dalim…”, “Do ta gjejmë bashkë zgjidhjen…”, etj, etj, shprehje mbështetëse janë çelësi i suksesit në procesin e mësimdhënie – nxënies.

Prindi, nxënësi, kolegu, drejtuesi, komuniteti, institucionet etj, krijojnë së bashku “rrethin e besimit” për individin dhe institucionet arsimore. Këtu mendoj se duhet punuar më shumë dhe duhet vëmendje e shtuar nga palët e interesit, aktor dhe faktor në gjithë procesin arsimor dhe në të gjitha institucionet arsimore në vend.

Me punën e përditshme, vizionin e drejtuesve të shkollave, do kthejmë besimin te mësuesi, shkolla si institucioni i dijes, treguesit, standartet, kurrikulat etj.

Fjala është art.

Ju uroj suksese kolegëve të mi mësues dhe drejtues!

Vit shkollor me sa më shumë arritje personale dhe institucionale!

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...