Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj, ka vlerësuar se në Prishtina ka institucione arsimore me performancë të lartë, duke theksuar përmirësimet e dukshme në disa prej tyre.
Ai veçoi shkollën “Emin Duraku” në kryeqyte si një shembull pozitiv të transformimit në arsim, duke nënvizuar se kjo shkollë ka kaluar nga një periudhë me sfida në një institucion me standarde të qëndrueshme pune dhe organizimi.
Sipas Salihajt, ngritja e cilësisë në këtë shkollë përbën një model të mirë për t’u ndjekur edhe nga institucionet e tjera arsimore, sidomos në aspektin e menaxhimit dhe mënyrës së zhvillimit të procesit mësimor.
Ai në RTK, tutje shtoi se praktikat e mira që po aplikohen në këtë shkollë mund të shërbejnë si pikë reference për të analizuar dhe përmirësuar punën në shkolla të tjera, me synimin për rritjen e përgjithshme të standardeve në sistemin arsimor.