Jonuz Kastrati, profesori nga Malisheva, që nuk pranoi organizim e as mirënjohje me rastin e pensionimit

- Advertisement5 -

Profesori nga Malisheva, Januz Kastrati, pak ditë më parë mbushi 65-vjeç dhe u pensinoua pas një kontributi disa dekadash në arsimin shqip.

- paragrafi 1 -

Shumia e shkollave kur mësmdhënësit e tyre mbushin 65-vjeç bëjnë një lloj banketi dhe përveç mësimdhënësve, marrin pjesë edhe familjarë, dhe ndonjëherë edhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit.

- Advertisement -

Por, një orgnizim i tillë nuk ndodhi me rastin e pensionimit të profesorit, Januz Kastrati, i cili në arsim ka mbajtur pozitën edhe të drejtorit e zv.drejtorit të shkollës.

Kastrati, ishte vet që muaj më parë, para fillimit të vitit të ri shkollor kishte shkruar një letër që lidhet me organizimet që bëhen me rastet e pensionimit të mësimdhënësve, dhe kishte konfirmuar se nuk pranon as çmim, as dhuratë, as mirënjohje, as falënderim me rastin e pensionimit, shkruan AlbanianEducation.net.

Megjithatë Kastrati ka marrë urime të mëdha me rastin e pensionimit, nga ish-nxënës e kolegë të tij.

- Advertisement -

Poashtu drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Kastrati, e ka uruar Kastratin me rastin e pensionimit, ku ndër të tjera ka shkruar se “Kontributi juaj i jashtëzakonshëm në arsim dhe përkushtimi juaj ndaj nxënësve kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin tonë. Ju falënderojmë për gjithë punën dhe përkushtimin tuaj ndër vite”.

463435449 8919138374785026 5024943327453412768 n

Më poshtë gjeni letrën që kishte shkruar Jonuz Kastrati në gusht të vitit 2023 ku kishte paralajmëruar se për pensionimin e tij nuk do të ketë organizime e as mirënjohje.

ltr

/AlbanianEducation.net/.