Joni Pireva fiton medaljen e bronztë në Olimpiadën e Matematikës Kosovë–Shqipëri



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësi i shkollës “Afrim Gashi” në Hajvali, Joni Pireva, ka shënuar edhe një sukses të rëndësishëm në arenën e garave të matematikës, duke fituar medaljen e bronztë në Olimpiadën e Matematikës Kosovë–Shqipëri (KAMO).

- paragrafi 1 -

Olimpiada u mbajt në Prizren nga 27 deri më 29 qershor 2026 dhe mblodhi nxënës të talentuar nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët garuan në një nga kompeticionet më prestigjioze të matematikës për këtë grupmoshë.

- Advertisement - M1

Medalja e bronztë e fituar nga Joni është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme që ai ka treguar në këtë fushë, duke e bërë edhe një herë krenare shkollën dhe komunitetin e tij.

Nga shkolla “Afrim Gashi” kanë uruar Jonin për këtë arritje, duke i dëshiruar shëndet, suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme dhe një rrugëtim të mbushur me rezultate të reja në fushën e matematikës.

Shqip | English