Jonada Shukarasi, vajza shqiptare që po shkëlqen në Universitetin e Harvardit

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë në rrjetet sociale një histori frymëzuese mbi suksesin e një studenteje shqiptare në Universitetin e Harvardit.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook tregon takimin me Jonada Shukarasi, e cila po ndjek studimet për Qeverisje me bursë të plotë në një prej institucioneve më prestigjioze të botës, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Bushati vlerëson arritjet e saj si shembull i potencialit të rinisë shqiptare dhe i investimit në dije që i shërben jo vetëm individit, por edhe vendit.

Postimi i plotë:

Javës që shkoi në seminarin tim për marrëdhëniet transatlantike dhe impaktin e tyre në konsolidimin e projektit europian në Universitetin e Harvardit, mes pjesëmarrësve të përhershëm vura re një vajzë që e shihja për herë të parë. Afrohem dhe e pyes, si e ke emrin dhe ku studion. Më përgjigjet në shqip: “Jam Jonada Shukarasi, studioj në vitin e dytë të Universitetit të Harvardit, për Qeverisje”.

- Advertisement -

Mu bë zemra mal nga suksesi i saj pasi Departamenti i Qeverisjes në Harvard konsiderohet si shtëpia e udhëheqësve të ardhshëm botërorë, por gjithashtu edhe nga interesi për seminarin, i cili mbledh së bashku studiues të disiplinave të ndryshme, kryesisht në fazën e pas doktoraturës.

Për shkak të rezultateve të shkëlqyera Jonada është pranuar me bursë të plotë në Universitetin e Harvardit. Departamenti i Qeverisjes, ashtu si shkencat politike, përfshin një gamë të jashtëzakonshme temash politike dhe qasjesh për studimin e tyre, të lidhura me historinë, ligjin, ekonominë, sociologjinë, filozofinë dhe etikën.

Jonada ka mbaruar shkollën e mesme “Partizani”, Tiranë. Bashke me dy shoqe të tjera, ajo është fituese e çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar ‘Technovation Girls’ në 2019, me aplikacionin GjejZâ për dhunën ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri dhe fituese e bursës studimore Ben Franklin për marrëdhëniet transatlantike në vitin 2020.

Familja e Jonadës duhet të jetë e bekuar me vajzën që ka shpërblyer sakrificat e prindërve, ndërsa Shqipëria do të jetë me fat nëse arri

n të përfitojë nga investimet e taksapaguesve amerikanë për të! #Shqip #shqiptarëtëzotë.