Nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, Jon Hasani, ka zënë vendin e parë për klasët e X-ta dhe nxënësja Amela Elezi, Vendin e dytë për klasët e XII-ta në Olimpiadën e Kimisë 2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë:
Me krenari ndajmë suksesin e jashtëzakonshëm të nxënësve tanë në Olimpiadën e Kimisë 2026 🧪
🥇 Jon Hasani, vendi i parë për klasët e X-ta
🥈 Amela Elezi, vendi i dytë për klasët e XII-ta
Të dy nxënësit përfaqësuan me dinjitet Gjimnazin “Xhevdet Doda” dhe dëshmuan edhe një herë nivelin e lartë të punës dhe përkushtimit në shkollën tonë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për mësimdhënësit e kimisë për përkushtimin, mbështetjen dhe punën e vazhdueshme me nxënësit tanë.
Urime Jonit dhe Amelës për këtë arritje të mrekullueshme! 👏🎉
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj akademik!
