“Joligjore”, SBASHK-u i kundërpërgjigjet MASHTI-t pas shkëputjes së kontratës kolektive

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia ka shkëputur kontratën kolektive SBASHK-ut, të nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

- paragrafi 1 -

Në letrën e MASHT drejtuar SBASHK-ut, thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

- Advertisement -

Por, nga SBASHK-u kanë thënë se shkëputja e kontratës kolektive njëanshëm nga MASHT është joligjore.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala tha se MASHT-i nuk ka ndjekur procedurën e paraparë për shkëputje të kontratës kolektive, nëse në kontratë përfshihet një gjë e tillë.

“Shkëputja e kontratës kolektive njëanshëm nga ana e MASHT-it është joligjore, dhe nuk i kontribuon dialogut social mes SBASHK-ut dhe MASHT-it. Nëse në kontratën kolektike është e cekur procedura për shkëputje të kontratës kolektive, andaj MASHT-i nuk ka ndjekur procedurën që është e paraparë për shkëputje të kontratës kolektive”, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala për Gazetën Online Reporteri.net.

- Advertisement -

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera.