“Joga”, lëndë zgjedhore në dy shkolla në Prishtinë

- Advertisement -

Klasët e 9-ta në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, që nga ky vit i ri shkollor kanë zgjedhur si lëndë mësimin e joga-s.

- paragrafi 1 -

Kjo po bëhet tash e tri javë në sallën e kulturës fizike, çdo të mërkurë. E këtë po e mirëpresin mjaft mirë nxënësit e kësaj gjenerate.

- Advertisement -

Mësuesja Flaka Baliu thotë se përfitimet e trupit me praktikimin e jogas janë të shumta.

Sipas saj, nxënësit e presin mjaft mirë orën e rezervuar për këtë aktivitet, ndërsa thotë se edhe rezultatet në fund të saj janë të dukshme, pasi sheh gjallëri më të madhe në fytyrat e semi-maturantëve.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj shkolle fillore, Shpresa Shala thotë se nga pesë lëndët që u propozuan për këtë vit si zgjedhore për nxënësit, më së shumti u pëlqye “Joga”.

- Advertisement -

E kjo pret që nga viti i ardhshëm edhe nxënësit e klasave të 6,7 e 8-ta ta bëjnë një zgjidhje të tillë.

Kjo lëndë e njëjtë mbahet edhe në shkollën “Faik Kanica”.

/KlanKosova/