E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Jo vetëm Harvard: Këto janë universitetet tjera që kanë në program gjuhën shqipe

- Advertisement1-

Pak ditë më parë Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në universitetin e Harvardit konfirmoi se gjuha shqipe do të jetë pjesë e programit mësimor të universitetit prestigjioz.

Por Universiteti i Harvardit nuk është i vetmi që duke marre parasysh kërkesa e studentëve shqiptaro amerikanë bëri pjesë të kurrikulave gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Gjuha shqipe mësohet edhe në universitete dhe kolegje të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Është raportuar se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip në Kolegjin “Mercy”. Sipas drejtorit të Programit të Gjuhëve të Huaja Moderne të Kolegjit “Mercy”, Alan Hartman, kishte më shumë studentë që studionin gjuhën shqipe në Kolegjin Mercy sesa në çdo kolegj tjetër në shtetin e Nju Jorkut gjatë nëntorit 2021.

“Shqipja është një gjuhë e rëndësishme në komunitetin tonë të afërt dhe një gjuhë e rëndësishme në Ballkan”, tha Hartman.

Në një artikull të botuar në faqen e internetit të kolegjit, Hartman theksoi se pasi vuri në dukje se ka shumë studentë shqiptaro-amerikanë që ndjekin Kolegjin Mercy, ai vendosi t’i pyeste nëse do të dëshironin të studionin zyrtarisht gjuhën. Interesimi i madh i studentëve e shtyu të shohë nëse ekziston mundësia e ofrimit të kurseve të gjuhës shqipe.

“Në Mercy, ne jemi në gjendje të përcaktojmë burimet e sakta që na duhen dhe si t’i shërbejmë më së miri popullatës sonë të veçantë studentore,” tha ai. “Kjo është ndryshe nga shumë institucione të tjera. Ky program na ndihmon të gjithëve të dallojmë si studiues premtues dhe komunitet unik akademik që jemi”, tha Hartman, duke nënvizuar se kolegji një ditë mund të ofrojë edhe një program studimi në gjuhën shqipe.

Në Yale, përmes programit të Drejtuar Independent Language Study (DILS), studentët mund të studiojnë një gjuhë që nuk mësohet në klasën e universitetit. Gjuha shqipe është ndër gjuhët e ofruara përmes këtij programi që nga viti 2001.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...