Jo vetëm gunga, këto 7 shenja mund të paralajmërojnë praninë e kancerit të gjirit

- Advertisement -

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë. 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar, dhe duke qenë se jemi në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Living do t’ju njohë me 7 shenjat paralajmëruese që s’duhet t’i injoroni.

Ndryshime në thithka/ Nëse thithkat tuaja kanë qenë gjithnjë me majë dhe krejt papritur futen brenda, telefononi menjëherë mjekun. Ndryshimet në ngjyrën dhe teksturën e thithkave nuk janë normale dhe duhen kontrolluar.

- Advertisement -

Lëngëzim nga thithkat/ Gjatë shtatzënisë e deri një vit pas lindjes së fëmijës, lëngëzimi është mëse normal. Nëse s’bëhet fjalë për asnjë nga këto skenare dhe thithkat tuaja lëngëzojnë vetiu, drejtohuni te mjeku. Nëse lëngu është i kuq, i gjelbër apo mban aromë, mund të keni një problem.

Enjtje e dhimbshme/ Përveç periodave dhe shtatzënisë, gjoksi i enjtur mund të jetë një shenjë e kancerit. Nëse enjtja nuk shpjegohet me ciklin menstrual, gjidhënien dhe nuk largohet, kontaktoni mjekun.

Venat e gjoksit janë më të dukshme se zakonisht/ Nëse s’kanë qenë të dallueshme deri më sot dhe papritur mund t’i shihni qartë, ose nëse venat janë më të mëdha, më të errëta, atëherë duhet të shqetësoheni.

- Advertisement -

Keni kruajtje në thithka/ Bëhet fjalë për kruajtje që zgjat dhe që nuk shpjegohet nga një infeksion, alergji, myk apo irritim nga veshja.

Sqetulla të pezmatuara/ Nëse sqetullat ju dhembin e janë enjtur, ose nëse ndjeni një masë kur i prekni me dorë, telefononi mjekun.

Një puçërr që nuk shërohet/ E dini që puçrrat mund të dalin dhe në gjoks? Shumica prej tyre largohen vetë me kalimin e kohës, por nëse një inflamim i lëkurës së gjksit nuk shërohet për një javë ose dy, duhet të kontrollohet.