Pagat të ulëta duket se kanë prekur edhe arsimtarët e Kanadasë.
Sindikata arsimore kanadeze e cila përfaqëson 55 mijë arsimtarë ka nisur një grevë në provincën më të populluar të Kanadasë, Ontario, pasi nuk arriti një marrëveshje me qeverinë për paga më të mira dhe më shumë staf shkollor.
Greva e përbërë nga asistentët arsimorë, sekretarët dhe bibliotekarë, ka lënë të mbyllura la të mbyllura qindra shkolla, raportoi Reuters.
Bordi i Shkollës së Distriktit të Torontos, më i madhi në Kanada me 247 mijë nxënës në 583 shkolla, tha se të gjitha shkollat e tij do të qëndrojnë të mbyllura për kohëzgjatjen e grevës.
Punëtorët dorëzuan një njoftim për grevë të dielën, duke thënë se negociatat mbi një kontratë të re me qeverinë e kryeministrit Doug Ford kishin dështuar.
Në pritje të grevës, qeveria e Fordit miratoi legjislacionin e diskutueshëm që impononte një kontratë për punëtorët e përfaqësuar nga Sindikata Kanadeze e Punonjësve Publikë (CUPE) dhe i pengonte ata të shkonin në grevë.