E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Jo tamam si në përralla, adoleshentja tregon anët negative të jetesës në kështjellë

- Advertisement1-

Një vajzë e re italiane, familja e së cilës jeton në një kështjellë të vjetër në Itali, është bërë e famshme në TikTok duke postuar video ku tregon se si është të jetosh në të vërtetë në kështjellë.


19-vjeçarja Ludovica Sannazzaro është rritur në Kështjellën Sannazzaro, që daton në shekullin XXII, pranë Monferratos, në rajonin e Piemontes.

- Advertisement -

E reja, e cila studion arte në Nju Jork, është detyruar që të kthehet në shtëpinë e saj gjatë karantinës dhe nisi të bënte video për TikTok, ku tregonte përditshmërinë në kështjellën 900-vjeçare, ku kanë banuar 28 breza të familjes Sannazzaro.

Kështjella ka 45 dhoma dhe 15 dhoma gjumi, të mobiluara me stilin e shekullit XVIII dhe XIX.

Për “Insider”, Ludovica shprehet: “Kur isha e vogël, shihja filmat Disney me princesha dhe doja të isha si ato. Nuk e kuptoja që në fakt jetoja në vende të ngjashme me ato.

Të gjithë duan të kenë një kështjellë, derisa e kuptojnë që interneti nuk kap, është gjithmonë shumë ftohtë, do shumë kohë për të bërë punët dhe nëse kërkon të marrësh diçka te dhoma tjetër, duhet të ecësh shumë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...