Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 15 gusht ka njoftuar se prindërot mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, çka tashmë shumë prindër sigurisht se kanë bërë një gjë të tillë.
Shuma që do të mbahet nga MASHT është:
– 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe
materialeve mësimore;
– 80 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.
Gazeta Online që i dedikohet arsimit AlbanianEducation.net në një shkrim të postuar në faqen zyrtare në Facebook ka pyetur lexuesit: 𝐀 𝐦𝐣𝐚𝐟𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝟖𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐢 𝐛𝐥𝐞𝐫ë 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐧𝐱ë𝐧ë𝐬𝐢𝐭?
Shumë prej tyre në komente kanë shkruar se kjo shumë nuk mjafton për t’i blerë të gjitha lirat dhe materialet tjera shkollore çka i duhet një nxënësi/se.
Disa prej tyre kanë thënë se për një nxënës duhet të ketë subencionim në shumë 180 deri 200 euro.
Ja disa nga komentet e lexuesve: