E diel, 23 Shkurt, 2025

(JO) GREVA në arsim- ‘Lufta’ Arbërie Nagavci vs Rrahman Jasharaj: Kush do të triumfojë në fund?

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka kohë që kanë nisur një luftë nga distanca, ku ‘mollë sherri’ është bërë ligji i ri i pagave.

Jashari i SBASHK-ut, ka paralajmëruar grevë në fund të marsit ose në fillim të prillit nëse kërkesa e tyre drejtuar qeverisë nuk realizohen.

- Advertisement -

Ai thotë se këto paralajmërime ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci mos t’i merr si kërcënime e shantazhe.

Jashari i ka dhënë ultimatum Qeverisë deri në fund të muajit mars që të hartojnë ligjin e ri për paga. Ai tha se nëse nuk ka rezultate deri atëherë do të pasojë greva.

Ndaj këtyre kërcënimeve të Jasharajt, ka reaguar ministrja Nagavci e cila ka thënë se as atë dhe as qeverinë s’mund të na shantazhojë askush.

“Jo, asnjëherë. Personalisht as nuk kam ndjerë ndonjë presion, sepse e kam thënë që në intervistën time të parë si ministre se as mua si ministre dhe as Qeverinë Kurti nuk mund të na shantazhojë askush. Ne i kemi të qarta synimet dhe qëllimet tona në përmirësimin e rezultateve në të nxënit, derisa mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave janë partnerë tanë tepër të rëndësishëm”, ka deklaruar ajo.

Mbetet të shihet në fund të marsit apo në fillim të prillit, se kush do ta fitojë ‘luftën’, Nagavci apo Jasharaj. /Kids of Kosova / Albanian Education Today/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...