E premte, 24 Janar, 2025

Jeton Demi: Prindërit refuzojnë që të shtunën të jenë ditë mësimi

- Advertisement1-

Prindërit po kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve mësimore gjatë të shtunave.

Në lidhje me këtë, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi thotë se dita e shtune gjithmonë është menduar të shërbej për të pushuar fëmijët, e për të zhvilluar aktivitete jashtëshkollore.

- Advertisement -

Sipas tij, prindërit kanë refuzuar që e shtuna të jetë ditë mësimi.

“E shtuna është menduar gjithmonë të shërbejë për të pushuar fëmijët, për të zhvilluar aktivitete jashtëshkollore në kuptimin sportiv, art e më radhë. Dhjetëra mijëra fëmijë në gjithë Kosovën i ndjekin gjatë fundjavave. Duke pasur parasysh efektin negativ që do të kishte zhvillimi i mësimit të shtunave është e natyrshme që shumica e prindërve na kanë shprehur pakënaqësinë dhe kanë refuzuar që të shtunat të jenë ditë mësimi”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë1.

Demi thotë se kompensimi i orëve të humbura të mësimit me kalendarin e ri shkollor nuk është zgjidhja më e mirë.

“Ne po e shohim që nuk ka kujdes në respektimin e të drejtave ligjore të fëmijëve tanë. Ne po mbrojmë të drejtat e fëmijëve. Andaj kompensimi me atë kalendar shkollor nuk është zgjidhja më e mirë. Shumica e shkollave në numër nuk i kanë mbingarkesë me nxënësit, kanë mundësi të kryejnë orarin vetëm me një ndërrim. Ata mund ta kishin bërë orarin e kompensimit të grevës brenda ditëve të punës, pa pasur nevojë të shkohet në fundjava” theksoi ai.

MASHT-i ka vendosur që të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...