E premte, 20 Shtator, 2024

Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve: Kundërshtojmë zëvendësimin e orëve të shtunave

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të Kosovës vazhdon që të kundërshtojë zëvendësimin e orëve të humbura të shtunave nga greva në arsim.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi ka bërë të ditur se prindërit e fëmijët kanë të drejtë të mos pranojnë mësimin të shtunave.

- Advertisement -

Siç tha Demi, kjo është në kundërshtim me ligjin si dhe praktikë e dëmshme për të drejtat e fëmijëve për pushim e aktivitet jashtëshkollor.

“Prindërit e fëmijët kanë të drejtë të mos pranojnë mësimin të shtunave. Kjo është në kundërshtim me ligjin por praktikë e dëmshme për të drejtat e fëmijëve për pushim e aktivitet jashtëshkollor”, ka thënë Demi.

Andaj Demi shtoi se i këshillojnë prindërit t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe t’i mbrojnë ata.

“I këshillojmë prindërit t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe t’i mbrojnë ata”, ka thënë Demi për Telegrafin.

Ndryshe, edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të enjten në një konferencë për media tha se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, theksoi se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa, më pas ka reaguar Ministria e Arsimit duke bërë thirrje që orët e humbura për shkak të grevës të kompensohen e për këtë arsye është bërë rishikimi i kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.

Ndryshe, greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë.

Një ditë më pas, ministrja Nagavci publikoi vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor, sipas së cilit orët e humbura kompensohen të shtunave, duke filluar nga kjo javë.

Megjithatë, me këtë vendim nuk u pajtuan as nga SBASHK-u, as prindërit e as komunat. Ata po refuzojnë që mësimi të zëvendësohet të shtunave, duke rekomanduar të gjenden zgjidhje tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...