E diel, 23 Shkurt, 2025

Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve i reagon Dukagjin Pupovcit: Çfarë ke bërë si zv.ministër i Arsimit për të përmirësuar sistemin arsimor?

- Advertisement1-

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-zv.ministrit të Arsimimit, Dukagjin Pupovci, i cili deklaroi së fundmi për mediat se  “kopjimi nëpër teste në Kosovë buroka nga mentaliteti i shoqërisë sonë“.

Demi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se më korrekte do të ishte që Pupovci të fillonte nga vetvetja se çfarë ka bërë për të përmirësuar sistemin arsimor gjatë mandatit të tij, shkruan Albanian Education.net.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

E lexova deklarimin e ish-zëvendësiministrit të Arsimit, z. Dukagjin Pupovci, se kopjimi nëpër teste në Kosovë buroka nga mentaliteti i shoqërisë sonë: ” që nuk është e turpshme të bëhet diçka joetike”. Për më shumë, z. Pupovci i paska akuzuar prindërit që ua bëjnë detyrat fëmijëve, duke stimuluar kështu mashtrimin tek ta.

Z. Pupovci mbajti mandat zv. Ministri në Ministrinë e Arsimit për gati dy vjet. Do të ishte shumë më korrekte dhe etike të fillonte z. Pupovci nga vetvetja se çfarë ka bërë për të përmirësuar sistemin arsimor gjatë mandatit të tij. Edhe më korrekte do të ishte të kërkonte falje që mori përgjegjësi që nuk iu doli zot ose edhe ta sqaronte e justifikonte a ishte e pashmangshme dorëheqja nga posti.

Pra, z. Pupovci, na mban ligjeratë moraliteti dhe analizash, pa u lëshuar fare në arsyet përse shfaqje të caktuara ndodhin dhe çfarë duhet bërë që ato të ndryshojnë (se nuk janë shpikur këto “vese” nga shqiptarët), ndërsa aspak nuk dëshiron të flas për moralitetin e përgjegjësive që vetë i pranoi dhe vetë i dorëzoi.

Ky shembull nuk inspiron askënd, përveç tenton të justifikojë dikë, që sa herë proceset e këqija dalin fushës fajin e ka populli (vesekeq e analfabet).

Nga çfarë ka ndodhur, pas mandatit të paarsyetuar si zëvendësministër arsimi dhe dorëheqjes së pasqaruar, z. Pupovci nuk ka kredenciale për moralizim publik e analiza profesionale të “pavarura”.

- Advertisement -rrrrrrr

Pupovci: Problemi i kopjimit nga nxënësit buron nga mentaliteti i shoqërisë

/AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...