Në prag të përfundimit të vitit shkollor është shtuar shqetësimi se nuk do të arrihen të zhvillohen të gjithave njësitë mësimore.
Në Këshillin e Prindërve të Kosovës kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit për marrjen e vendimeve pa bazë hulumtuese për efektivitetin e tyre te nxënësit
Në Këshillin e Prindërve të Kosovës, anëtarë të të cilit kanë kundërshtuar zëvendësimin e orëve mësimore, kanë akuzuar Ministrinë e Arsimit për vendime pa bazë hulumtuese për efektivitetin e tyre te nxënësit.
“Ku është arsyetimi i këtyre vendimeve, ku janë bazuar ata, në çfarë studimi janë bazuar që nëse bëhet mësimi shtesë zëvendësohen orët e humbura me efektivitet dhe nuk lënë dëme. Asnjë studim nuk ekziston. I vetmi vend në Evropë që marrim vendime të tilla mbi jetën dhe të ardhmen e fëmijëve pa asnjë studim shkencor”, ka deklaruar Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Demi ka thënë se fëmijët janë të lodhur e të mërzitur me mënyrën se si janë duke u zëvendësuar orët.
“Për fat të keq, e kemi situatën aktualisht nëpër shkolla të tilla, që fëmijët kanë filluar të jenë të lodhur dhe të mërzitur, për shkak se nuk ka pasur pushim pranveror të rregullt, edhe kanë parasysh që mësimi do të zgjasë deri në fund të qershorit”, ka thënë ai. /Koha.net