Jeton Demi nga Këshilli i Prindërve: Do ta marrim vetë mësimin në duar

- Advertisement -

Edhe kjo e hënë, sikur ato dy parapraket, i ka gjetur nxënësit nëpër shtëpia dhe jo në shkolla.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënësit e tyre vazhdojnë të mos heqin dorë nga greva, pa i marrë çdo muaj 100 euro shtesë nga Qeveria deri në miratimin e Ligjit për Paga.

- Advertisement -

Mosgjetja e një ujdie rreth kësaj kërkese midis palëve e ka aktivizuar Këshillin e Prindërve të Kosovës.

Kryetari i tij, Jeton Demi tha për “Front Online” se do ta marrin vetë mësimin në duar.

“Pas marrjes së librave prindërit duhet të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes videove që mundësojnë mësim në distancë. Pra prindërit duhet të marin rolin që e kishin edhe gjatë pandemisë”, theksoi ai për “Front Online”.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, këta mirëpresin edhe ndihmën e mësimdhënësve vullnetarë.

“I kemi ftuar edhe mësimdhënësit që duan të punojnë në distancë të koordinohen me prindërit”, u shpreh Demi për “Front Online”.

Sipas Demit, situata aktuale është shumë e rëndë për fëmijët e tyre.

“Nuk mund të lejojmë si prindër të mos marrim veprime e angazhime për të ndihmuar fëmijët tanë në këtë situatë shumë të rëndë që nuk e meritojnë”, përfundoi Demi për “Front Online”.

Të dielën Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se është viti i tretë radhazi që java e dytë e shtatorit i gjen nxënësit në shtëpi.

Sipas saj, numri i 580 mijë orëve të mësimit të humbura nga greva, po ndodhë për arsye që lehtësisht kanë mundur të shmangen.

Asaj i janë kundërpërgjigjur nga SBASHK-u.

Në takimin e jashtëzakonshëm që mbajtën të dielën thanë se greva duhet të vazhdojë akoma deri në plotësimin e kërkesave të tyre.