E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Jeta Xharra: Nuk ka të paguar me pas mësues të mirë e me iniciativë që nuk arsyetohen se i kanë pagat e ulta

- Advertisement1-

Gazetarja Jeta Xharra ka njoftuar se në vetëm 48 orët e fundit 150 fëmijë e kanë vizituar Reporting House me organizim të shkollave, pa marrë kurrfarë meditje për ta shikuar ekspozitën dhe të mësojnë histori, shkruan AlbaninEducation.net.

Ajo thotë se derisa i mirëpritën shkollën “7 Marsi” të Suharekës dhe “Kadri Kusari” të Gjakovës, i është kujtuar që nuk ka të paguar me pas mësues të mirë e me iniciativë që nuk arsyetohen se i kanë pagat e ulta, që s’kanë kushte, e që dalin në ditë pushimi në punë.

- Advertisement -

Postimi i gazetares Jeta Xharra:

Vetem ne 48 oret e fundit rreth 150 femije e kane vizituar Reporting House duke e marr mundin me organizu vet edhe transportin prej qyteteve te tyre jashte Prishtines dhe duke e shpenzu edhe diten e vikendit me i eduku femijet per historine e Kosoves.

Derisa i mikepritem shkollen “7 Marsi” te Suharekes dhe “Kadri Kusari” te Gjakoves mu kujtu qe s’ka te pagume me pas mesues te mire e me iniciative qe nuk arsyetohen se i kane pagat e ulta, qe s’kane kushte, qe po ju duhet ne dite pushimi me dal ne pune, qe planprogrami i dobët e s’mund bojne kurgjo jashte planprogramit!

Krejt kto shkolla ishin te shoqeruar me plot mesues me iniciativë që kishin ndegju prej miqve qe ekspozita duhet me u vizitu prej femijeve!

Pra pa detyrime, pa ftesa nga ne dhe pa kurfare meditje jane qu me ardh neper disa autobusa me msu per histori – qeky eshte kurioziteti dhe vetorganizimi qe kam shpresu qe kam me has ne Kosovë kur e kemi bo ekspoziten dhe jam e habitun qe ka dal qashtu!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....