E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Jeta është provimi më i vështirë” – Fjalimi i një mësuesi që duhet ta lexojë çdo nxënës, çdo mësues dhe çdo prind

- Advertisement1-

Çdokush mëson në mënyrë të ndryshme dhe sërish ne i testojmë të gjithë në mënyrë të njëjtë.

Jeta është provimi më i vështirë. Shumë njerëz dështojnë, sepse përpiqen t’i kopjojnë të tjerët duke mos e kuptuar se çdokush ka një fletë të ndryshme me pyetjet e veta. Nëse kërkon në google “University makes me” (Universiteti më bën…) , do të shohësh mjaft sugjerime të tipit: “Unhappy, anxious, feel like a failure” (jo të lumtur, me ankth, të ndihem si një dështim) etj.

- Advertisement -

Nuk është më një surprizë në ditët e sotme se pse depresioni është në rritje. Unë shpresoj që kjo gjë të përfundojë sa më shpejt. Ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë. Duhet ta ndryshojmë mënyrën se si të testohet çdokush. Ne harxhojmë shumë kohë për aspektin teorik dhe taktik, duke lënë pas pjesën kreative dhe praktike.

Në ditët e sotme ne harxhojmë më shumë kohë nëpër lokale duke mësuar si të kopjojmë. Është paradoksale. Arrijmë në universitet me rezultate të larta dhe në universitet përpiqemi të kopjojmë. Ndërsa ata që vërtet mësojnë, thonë se nuk kanë kohë të mendojnë në mënyrë kritike. Mësojnë si robotë diçka që dikush tjetër e ka lënë si postulat, si klishe, dhe nuk thellohemi të kuptojmë më tepër për atë gjë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...